Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

“Servet Pëllumbi, ideolog i transformimit të PS”, Meçe: I vetmi që nuk ‘u sulmua’ nga Berisha. Asnjë akuzë për …

schedule20:23 - 7 Maj, 2026

schedule 20:23 - 7 Maj, 2026

Pasditen e 5 majit, në Ditën e Dëshmorëve, ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare “Profesori” i Partisë Socialiste të Shqipërisë, filozofi, politikani, sociologu dhe akademiku Servet Pëllumbi.

Analisti Arben Meçe tha se e kishte njohur Pëllumbin që në referendumin e Kushtetutës në vitin 1994, duke e cilësuar si një nga figurat më të respektuara të politikës shqiptare.

Sipas tij, Servet Pëllumbi ishte ideologu i transformimit të PSdhe një drejtues real me staturë jopopuliste. Meçe theksoi se ai mbetet një figurë e pakontestuar, ndaj së cilës nuk pati akuza për korrupsion apo shpërdorim pushteti.



“Servetin e kam njohur në ’94, në referendumin e Kushtetutës. Ne ishim palë kundërshtare reale në Pogradec. Ka qenë një miting i PS-së, sepse ai bashkë me Doklen morën drejtimin e saj pas arrestimit të Nanos. Pati dhe sulm fizik nga militantët tanë; ky ka qenë kontakti im me të.

Është e vetmja figurë e lartë politike që nuk është anatemuar asnjëherë nga Berisha. Ai ishte ideologu i transformimit nga Parti Pune dhe ka qenë drejtues real, ruajti staturë jopopuliste. Ka qenë personi më i respektuar. Nuk pati asnjë akuzë për korrupsion, përdorim apo shpërdorim pushteti dhe është figurë e pakontestuar. Revanshi i ‘97 u administrua shumë mirë. “ 

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!