Sërish shpërthime, banorët e Porto Romanos vijojnë thirrjet: Të largohet fabrika e prodhimit të bombolave

schedule11:31 - 4 Korrik, 2022

schedule 11:31 - 4 Korrik, 2022

Shperthimet e vazhdueshme ne fabriken e prodhimit te bombolave te vogla jane kthyer ne nje shqetesim serioz per banoret e Porto Romanos ne Durres.

Diten e djeshme, banoret thone se ka pasur shperthime te tjera qe kane shkaktuar panik ne zone. Sot, nje perfaqesi e banoreve iu drejtuan institucioneve per te gjetur nje zgjidhje per largimin e depozitave nga zona.

Banoret thone se i jane drejtuar prefektures dhe bashkise se qytetit, por qe jane injoruar nga drejtuesit. Banorët kërkojnë të merren masa dhe të shmanget një tragjedi e mundshme, pasi sic shprehen ata, nëse ndodh përsëri një incident si ai i disa ditëve më parë, e gjithë zona do të shuhet nga shpërthimi. Kërkesa e vetme e tyre është që firma që ka instaluar depozitat e gazit, të largohet nga ai vend.

Dy javë më parë në këtë vend shpërtheu një zjarr gjatë procesit për mbushjen e bombolave të gazit të përmasave të ndryshme. Zjarri u vu shumë shpejt nën kontroll, duke shmangur një katastrofë të mundshme. Për shuarjen e zjarrit kanë ndihmuar edhe automjetet e stacionit zjarrfikës të qytetit, ndërkohë që këta të fundit kanë ndëshkuar fiirmën “Power Gas” me masë administrative. /abcnews.al/