Irani vazhdon që të raportojnë numër kritik të infektuarish me koronavirus dita ditës. Në 24 orët e fundit, vendi ka raportuar edhe 3,574 raste të reja me Covid-19 ndërsa totali i të infektuarve rritet në 164,270.
Bilanci i sotëm është më i lartë i raportuar që në shkurt. Po ashtu, kjo është dita e katër radhazi që numri i rasteve të reja në vend është më i lartë se 3,000. Më herët, numri më i lartë i rasteve të konfirmuara brenda një dite u regjistrua më 30 mars, kur si të infektuar rezultuan 3,186 persona.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në vend njoftoi gjithashtu se brenda ditës kanë ndërruar jetë edhe 59 persona të tjerë. Kështu, numri total i viktimave në vend rritet në 8,071. /abcnews.al/