Nga 11.883 testime, 3.206 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.620 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.742.039 doza të vaksinës.
Deri më sot 800.754 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforcuese dhe 7.866 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Sot janë shëruar 357 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.247. Në total numri i rasteve aktive është 15.247. /abcnews.al