“Bavarezët” e Bayern Muncich po vuajnë jo pak në këtë moment të sezonit, me “prapavijën” që thith shumë “ujë”, pas dëmtimeve të Bouna Sarr, Tarek Buchmann, Noussair Mazroui, Dayot Upamecano, si dhe mungesës së “kollosit”, Min-Jae Kim, me këtë të fundit, që ndryshe nga të dëmtuarit është thirrur nga Kombëtarja e tij, për sfidat e Kupës së Azisë.
Deri më tani këtë merkato janari kanë ardhur plot 3 lojtarë, me tipare defensive, ku më i rëndësishmi është padyshim, qendërmbrojtësi anglez, Eric Dier, ndërsa dy të tjerët vijnë nga akademia “Bavareze”, 19-vjeçari, Aleksandar Pavlovic dhe 20-vjeçari, Frans Kratzig, por duket se këta nuk mjaftojnë, për teknikun Thomas Tuchel.
Ky i fundit kërkonte në “Allianz Arena”, transferimin e anësorit të mbrojtjes së Newcastle, Kieran Trippier, mirëpo pas plot 3 herë refuzimi nga “Bardhezinjtë” e Premier League, “Bavarezët” vendosën të ndërprenin çdo kontakt mes klubeve dhe tanimi rekordmenët e futbollit gjerman kanë nisur negociatat për shërbimet e francezit, të PSG, Nordi Mukiele. /i.m /abcnews.al