Një protestë e përgjithshme ka nisur edhe këtë të premte në Serbi, iniciuar nga studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme, me mbështetjen e sindikatave e shoqatave të ndryshme.
Kjo është protesta e dytë e përgjithshme në Serbi pas asaj të 24 janarit. Në Novi Sad janë organizuar tubime e aktivitete protestuese.
Fillimisht janë mbajtur 15 minuta heshtje në nderim të 15 viktimave që vdiqën nga shembja e strehës në një stacion. Protestuesit po kërkojnë përgjegjësi për vdekjen e tyre, raportoi Danas.
/abcnews.al/