Sërish probleme në “sallake” dhe operacion, Eros Grezda mbyll vitin

schedule22:15 - 30 Shtator, 2020

schedule 22:15 - 30 Shtator, 2020

Nuk mbarojnë problemet fizike për Eros Grezdën. 25-vjeçari kreu një operacion në këmbën e majtë në muajin qershor, duke humbur disa sfida me Osijek.

Gjakovari i kombëtares u rikthye dhe u aktivizua në katër takime me ekipin Osijek, por nuk është rikuperuar plotësisht.

Sulmuesi anësor ndjen sërish shqetësime në këmbën e operuara dhe, në bashkëpunim me stafin mjekësor të Osijek, ka vendosur t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrje kirurgjikale.

RTL.hr raporton se Grezda e ka mbyllur këtë vit dhe do të rikthehet në dispozicion të Osijek në mars ose prill të vitit 2021. /abcnews.al