Sërish panik në Bolgorod, pas bombardimit në qytetin rus, gjendet edhe eksploziv

schedule13:58 - 23 Prill, 2023

schedule 13:58 - 23 Prill, 2023

Një tjetër eksploziv u gjet në qytetin rus, Belgorod, pasi Rusia hodhi aksidentalisht një bombë në të njëjtin qytet, duke dëmtuar shtëpi dhe duke plagosur disa njerëz dy ditë më parë.

Më shumë se 3 mijë njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, pasi këtë herë  u gjet një eksploziv i pashpërthyer.  Nuk dihet nëse bomba e zbuluar të shtunën erdhi nga i njëjti avion apo ndoshta edhe më parë, teksa qyteti ndodhet rreth 40 kilometra nga kufiri me Ukrainën.

Guvernatori lokal, konfirmoi në Telegram se 17 ndërtesa banimi duhej të rrethoheshin “brenda një rrezeje prej 200 metrash”, duke prekur 3 mijë banorë.

Pajisja e pashpërthyer u gjet në të  njëjtën zonë me bomba që u hodh aksidentalisht të enjten në mbrëmje. Shpërthimi ishte aq i madh saqë një makinë shpërtheu, u ngrit në ajër dhe ra më pas në çatinë e një dyqani aty pranë.

Pas këtij incidenti, Ministria ruse e Mbrojtjes pranoi se një nga avionët e saj kishte “shkarkuar aksidentalisht predha dhe pjesë të tjera mekanike” mbi qytet.

Ndërkohë lufta në Bakhmut bëhet gjithnjë e më e përgjakshme. Ministria e jashtme e Ukrainës po i kërkon edhe një herë Perëndimit të furnizojë me armë ushtrinë e Kievit për të përballuar përparimin rus.

Më shumë municione, më shumë tanke, më shumë armatime./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!