Kosova edhe sot ka regjistruar mbi 100 raste të reja me COVID-19. Nga testimi i 5 mijë e 561 mostrave, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 107 kanë rezultuar pozitive.
Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.082.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.639 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.679.639 doza të vaksinës. Deri më sot 785.291 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Në total numri i rasteve aktive është 740. /abcnews.al