Vatra e tërmeteve vijon të jetë aktive në Korçë. Në orët e para të mëngjesit është regjistruar një tjetër dridhje e tokës.
Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se lëkundja ka qenë me magnitudë 2.3 rreth orës 03:41. Ndërsa epiqendra ka qenë në fshatin Nikolicë.
Kujtojmë se pak ditë më parë Korça u godit nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë, i cili shkaktoi edhe dëme të shumta në banesa. Ndërkohë, lëkundjet kanë vijuar por me intensitet në rënie dhe më së shumti në 24 orët e fundit./abcnews.al