“Seriozisht e ke? Po luajmë me banditët e Evropës”, Muller nuk përmbahet

schedule10:39 - 22 Tetor, 2020

schedule 10:39 - 22 Tetor, 2020

Një episod i veçantë ndodhi në duelin Bayern Munchen-Atletico Madrid. Bavarezët fituan 4-0 takimin e Champions League, falë dygolave të Coman dhe realizimeve të mesfushorëve Goretzka dhe Tolisso.

Ishte minuta e 21-të, sfida nuk ishte zhbllokuar akoma dhe Thomas Muller kreu një faull, veprim për të cilin arbitri kryesor i ndeshjes e ndëshkoi me karton të verdhë.

Sulmuesi bavarez nuk u përmbajt dhe iu drejtua me fjalët: “Po tallesh me mua? Po luajmë kundër banditëve të Evropës dhe ti më ndëshkon me të verdhë për këtë ndërhyrje?!“. /abcnews.al