Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka folur pas takimit me Lulzim Bashën në selinë e PD-së, duke thënë se Washingtoni është tepër serioz për sa i përket korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë duke përsëritur edhe një herë deklaratën e saj kundër ish-kryeministrit Sali Berisha i cili u shpall “Non Grata” nga SHBA.
Sipas Yuri Kim, disa raporte tregojnë se ka pasur një tentativë kundër stabilitetit të vendit për sa i përket rasteve të korrupsionit, por ambasadorja ka theksuar se kjo është një lëvizje e gabuar dhe ofenduese pasi SHBA është gjithmonë përkrah Shqipërisë.
Kim ka dhënë edhe një mesa të fortë duke thënë se ata që synojnë të vendosin popullin shqiptar kundër SHBA po bëjnë një lëvizje të gabuar, pasi sipas Kim, populli shqiptarë e di që këta persona e kanë gabim.
Kim është shprehur se marrëdhënia e SHBA për Shqipërinë nuk do ndryshoje dhe po ashtu nuk do të ndryshojë as në pozitën me Partinë Demokratike.
“Unë gjithashtu do të doja të konfirmoja se nga perspektiva e Uashingtonit ne jemi seriozisht në luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, dhe ne do të vazhdojmë të ecim përpara dhe do të vazhdojmë ta sulmojmë këtë problem kudo që ta gjejmë, pavarësisht gradës, pozitës ose parti.
Tani, kam parë disa raporte shqetësuese që ajo që ka ndodhur në lidhje me përcaktimin tonë, është disi një sulm ndaj sovranitetit të Shqipërisë.
Në fakt është e gabuar dhe është ofenduese. Do t’i kujtoja të gjithëve se më 6 maj 1919, kur pjesa tjetër e botës donte që Shqipëria të zhdukej, Shtetet e Bashkuara, Presidenti Wilson ishte ai që foli dhe tha se Shqipëria duhet të jetë e pavarur. Ndryshimi i vetëm në atë deklaratë, është se Shqipëria nuk duhet të jetë vetëm e pavarur, por që duhet të jetë sovrane dhe demokratike. Pra, për ata që janë përpjekur t’i vendosin Shtetet e Bashkuara përballë popullit të Shqipërisë, unë do të thoja “E keni gabim!” Populli shqiptar e di që e keni gabim! Qëndrimi ynë për këtë çështje të pavarësisë, sovranitetit dhe demokracisë së Shqipërisë nuk do të ndryshojë kurrë, qëndrimi ynë për rëndësinë e Partisë Demokratike nuk do të ndryshojë kurrë.” tha Kim. /abcnews.al/

