Serie A/ Parma i “rrëmben” një pikë “Zonjës”, fiton Atalanta e Gjimshitit

schedule22:36 - 30 Tetor, 2024

schedule 22:36 - 30 Tetor, 2024

Ishin përballje interesante dhe njëra prej tyre me rezultat shumë surprizues.

Kanë përfunduar edhe dy sfida të tjera të vlefshme për javën e 10-të të kampionatit italian të futbollit, Serier A, me “Bardhezinjtë” e Juventus që janë ndalur nga skuadra e Parma në barazimin 2-2, ndërsa Atalanta triumfoi 2-0 ndaj Monza.

Kështu, në “Allianz Stadium” të Torinos, djemtë e Thiago Motta arritën të barazonin dy herë shifrat fale “yjeve” amerikanë Ëeston McKennie e Timothy Ëeah, të cilët dërguan topin në rrjetët në minutat 31’ e 49’, për të vendosur përfundimisht “paqen”, pas golave të Del Prato dhe Sohm, në minutat 3’ dhe 38’.

Në krahun tjetër, Atalanta e Berat Gjimshitit, me këtë të fundit si zakonisht titullar ka arritur të shënojë dy gola ndaj skuadrës së Monza, me “Bergamaskët” që shënuan fillimisht me anë të Lazar Samardzic në minutën e 70’-të dhe më pas me anë të Davide Zappacosta në minutën e 89’-të.

Falë këtyre rezultateve, Atalanta ngjitet në vendin e 3-të të tabelës me 19 pikë, një më shumë se Juventus i një vendi më poshtë, Parma ngjitet në vendin e 14-të me 9 pikë, ndërsa Monza mbetet në vendin e 17-të me 8 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!