Serie A/ “Djalli” zgjohet në derbi, Milan triumfon pas dy vitesh ndaj “Zikaltërve”

schedule22:44 - 22 Shtator, 2024

schedule 22:44 - 22 Shtator, 2024

Është padyshim një ndër përballjet më historike në futbollin botëror.

“Gjigantët” e Milano, Inter e Milan përplasën edhe një tjetër “brirët”, në elitën italiane të Serie A, me “Djajtë” që ishin të magjishëm, duke mposhtur kampionët në fuqi, me rezultatin e ngushtë, 2-1, në një ndeshjet tejet të luftuar në “San Siro”.

Goli i pari erdhi që në minutën e 10’-të, me “fantazistin” amerikan, Christian Pulisic, i cili vallëzon mes mbrojtjes “zikaltër”, duke gjetur të pambrojtur portierin Yann Sommer, me këtë të fundit që nuk arriti të ndalë goditjen e anësorit.

Megjithatë, përgjigjja e djemve të Simone Inzaghi ishte e shpejtë, me “pistonin” e krahut të majtë, Federico Dimarco, i cili finalizon më së miri një pasim perfekt të Lautaro Martinez, për të mbyllur pjesën e parë me shifrat e barabarta, 1-1.

Teksa gjithçka po shkonte drejt një barazimi spektakolar, “ylli” holandez, Tijjani Reijnders kroson në mënyrë perfekt një top në zonë, me “shtatlartin” e mbrojtjes Matteo Gabbia, që kërcen më lart se të tjerët, për të dërguar topin me kokë në rrjetën e “kushërinjve”, duke i sjellë skuadrës së tij fitoren pas dy vitesh në derbi. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!