Ishte padyshim një sfidë spektakolare, pavarësisht se përfundoi në barazim.
“Djajtë” e Milan dhe “Bardhezinjtë” e Juventus nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 0-0, në “San Siro”, me dy “gjigantët” e futbollit italian, që nuk arritën të gjejnë qoftë edhe njëherë rrugën e rrjetë, pavarësisht rasteve të shumta
Për djemtë e teknikut Paulo Fonseca ishin “yjet” Rafael Leao, Christian Pulisic e Loftus-Cheek, tentuan disa portën e “Bardhezinjve”, ndërsa për skuadrën nga Torino “diamanti” turk, Kenan Yildiz kërcënoi goxha portën e Maignan, por pa mundur më shumë.
Falë këtij rezultati Milan ngjitet në kuotën e 19 pikëve dhe vijon tëpozicionohet në vendin e 7-të, ndërsa Juventus ngjitet në koutën e 25 pikëve dhe mbetet në vendin e 6-të. /i.m /abcnews.al