Sergio Ramos i jep “lamtumirën” Spanjës, mbrojtësi tërhiqet nga kombëtarja

schedule18:35 - 23 Shkurt, 2023

schedule 18:35 - 23 Shkurt, 2023

Prej kohësh mungesë në Kombëtaren spanjolle, “superylli” i mbrojtjes, tashmë në “shuarje”, Sergio Ramos ka njoftuar lamtumirën e tij nga “La rojas”, ditën e sotme duke i dhënë fund aludimeve për një rikthim në përfaqësusen e Spanjës.

UEFA EURO 2008  

Vendimi përfundimtar i Ramos erdhi pas një telefonate me tekniku e ri të Spanjës, Luis de la Fuente, i cili ja komunikoi shumë qartazi vendimin e tij.

“Sot mora një telefonatë nga trajneri aktual, i cili më komunikoi se nuk më ka në plan, pavarësisht nivelit që mund të tregoj”,- shkruan Ramos në “letrën” e tij drejtuar futbolldashësve.

UEFA EURO 2012

Letra e plotë nga Sergio Ramos:

Ka ardhur koha për t’i thënë lamtumirë kombëtares, së dashurës dhe emocionues sonë të kuqe.

Sot, në mëngjes, mora një telefonatë nga trajneri aktual i kombëtares, i cili më tha se nuk më llogarit dhe se nuk do të më llogarisë, pavarësisht nivelit që mund të tregoj apo si vazhdon karriera ime sportive.

Me keqardhje të madhe, njoftoj se është fundi i një rrugëtimi që shpresoja se do të ishte më i gjatë dhe që do të përfundonte me një shije më të mirë, në nivelin e sukseseve që kemi arritur me “La Rojan”.

Besoj me përulësi se kjo trajektore e meritonte të përfundonte nëse vendimi do të ishte personal ose për perfrmacat e mia të dobëta, por jo për shkak të moshës apo arsyeve të tjera që, pa i dëgjuar, i kam kuptuar. Sepse të qenët i ri ose më pak i ri nuk është një virtyt apo defekt, është thjesht një karakteristikë e përkohshme, që nuk lidhet domosdoshmërisht me performancën apo aftësinë.

Unë i shikoj me admirim dhe zili Modricin, Messin, Pepen… thelbin, traditën, vlerat, meritokracinë dhe drejtësinë në futboll.

Fatkeqësisht, nuk do të jetë kështu për mua, sepse futbolli nuk është gjithmonë i drejtë dhe futbolli nuk është kurrë vetëm futboll.

Për të gjitha këto, me këtë trishtim, që dua të ndaj me ju, por edhe me kokën lart dhe shumë mirënjohës për gjithë këto vite dhe për gjithë mbështetjen tuaj, unë marr me vete kujtime të pashlyeshme, të gjithë titujt për të cilët kemi luftuar dhe festuar së bashku, dhe krenarinë e jashtëzakonshme për të qenë lojtari spanjoll me më shumë paraqitje.

Kjo stemë, kjo bluzë dhe këta tifozë, të gjithë ju, më kanë bërë të lumtur.

Do të vazhdoj të bëj tifo për vendin tim nga shtëpia me emocionin e personit të privilegjuar që ka mundur ta përfaqësojë me krenari 180 herë kombëtaren. Faleminderit nga zemra që keni besuar gjithmonë në mua!

/i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!