Sergio Aguero katalanas për dy vite, një turk për sulmin e Milanit

schedule09:13 - 22 Maj, 2021

schedule 09:13 - 22 Maj, 2021

Edhe pse merkato nuk ka nisur zyrtarisht, drejtuesit e Barcelonës dhe Milanit janë tepër aktivë. Sergio Aguero do të jetë një nga përforcimet e klubit katalanas. Negociatat me agjentin e sulmuesit janë drejt fundit.

Akordi në parim është arritur dhe El Kun, i cili vjen si lojtar i lirë nga Manchester City, do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me Barcelonën, zyrtarizim që do të vijë në ditët e ardhshme.

 

Sergio Aguero

Milani është i fokusuar totalisht te finalja e fundjavës ndaj Atalantës. Një sfidë që duhet fituar për t’u rikthyer në Champions League, teksa Pioli pret një përforcim në krahun e djathtë të sulmit.

Il Tempo shkruan se kuqezinjtë po ndjekin me interes Cengiz Under. Lojtari turk është në pronësi të Romës, por këtë sezon është huazuar te Leicester City në Premier (2 gola dhe 3 asiste).

“Dhelprat” kanë vendosur të mos investojnë te kartoni i 23-vjeçart turk, edhe pse Roma është gati të ulë pretendimet prej 25 milion eurosh.

Sulmuesi i djathtë do të kthehet në kryeqytet. Rreth së ardhmes së tij do të vendosë Jose Mourinho; nëse do e mbajë në skuadër apo do pranojë shitjen te Milani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!