Shefi i stafit të presidentes së Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar pasi në Serbi kanë arritur armatime të reja nga Rusia. Vela ka thënë se blerjet e armatimit nga Serbia duhet të sanksionohen.
Sipas tij veprime të tilla të vazhdueshme të blerjes së armatimit nga Rusia e rrezikojnë edhe më shumë paqen në rajon.
“Sikurse Bjellorusia, Serbia është vegël e Rusisë për të rivendosur sferat e ndikimit kundër SHBA-së, Bashkimit Evropian dhe NATO-së”, ka shkruar Vela në reagimin e tij.
⛔️ #Vučić’s continuous purchase of Russian arms further endangers peace in our region.
Like #Belarus, #Serbia is #Russia’s tool to re-establish spheres of influence against ?? ?? and @NATO resembling the Cold War period.
As such, Serbia’s military purchases must be sanctioned. pic.twitter.com/ftOVY7Yem0
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) December 25, 2021


