“Serbia sillet si një mini Rusi”, Gërvalla: Siguria, prioritet pas sulmit. S’ka dialog pa vendosur sanksione ndaj saj

schedule15:29 - 6 Tetor, 2023

schedule 15:29 - 6 Tetor, 2023

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në një deklaratë për mediat pas takimit me homologen gjermane, Annalena Baerbock, theksoi se nuk do të rikthehen në dialog me Serbinë për sa kohë faktori ndërkombëtar nuk vendos sanksione ndaj Serbisë për sulmin e pak ditëve më parë në veri.

Të merren të gjitha masat që një gjë e tillë jo vetëm që të mos përsëritet në Kosovë por as në vendet e tjera të rajonit. Serbia sillet si një mini Rusi e vogël, e cila çdo shtet fqinj të saj e trajton në atë mënyrë që mendon se ata nuk kanë të drejtën e tyre, të ndërtojnë të ardhme por të jenë pjesë e shtetit serb. Nuk na ra shumë të bisedojmë sepse kishim halle më aktuale por duhet të kuptojmë një gjë, prioritet kryesor i institucioneve është siguria. Duhet të sigurohemi që armatimi që kemi gjetur është shumica e armatimit që ka ardhur në Kosovë, për më shumë se 400 persona.

Dhe në ditët vijuese kemi gjetur armë, kemi ndalur vetura, marrë nëpër ndërtesa në shtëpitë e terroristëve prandaj është shumë e rëndësishme siguria. Se si do të vazhdojë procesi i negociatave natyrisht zgjidhja do të jetë përmes dialogut por se cili do të jetë momenti varet nga reagimi i bashkësisë ndërkombëtare sepse nëse e le Serbinë të kalojë pa konsekuenca ndaj këtij sulmi të hapur të shtetit fqinj, atëherë ne e shohim të pamundur vazhdimin e negociatave.”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!