Serbia reagon pas vendimit për Mlladiç: S’është dita për t’u gëzuar

schedule15:04 - 22 Nëntor, 2017

schedule 15:04 - 22 Nëntor, 2017

Nuk kanë vonuar reagimet pas dënimit me burgim të prjetshëm të Ratko Mlladiç, ku presidenti serb Vuçiç u shpreh se nuk është dita për tu gëzuar e as për të vajtuar, mdërsa opozita në vend e cilësoi si një gjyq politik.

Presidenti serb Aleksandar Vuçic ka qenë ndër të parët që ka reaguar pas dënimit me burgim të përjetshëm të Ratko Mlladiç, duke i bërë apel popullit të tij që të shohin nga e ardhmja tashmë pasi nuk është dita për të gëzuar apo vajtuar. Duke i ftuar që të mos ulin kokën, kreu i shtetit u tha serbëve të mendojnë për mënyrën se si do të jetojnë dhe se si do të ruhet paqja dhe stabiliteti në rajon. Sipas tij vendimi ndaj Mlladiç pritej, dhe se si president i Serbisë nuk do të komentonte një vendim kaq të rëndësishëm gjyqësor. Por gjithësesi Vuçiç shtoi se Serbia i respekton viktimat e tjerëve dhe e di se nuk mund të presë të njëjtin respekt për viktimat e saj, e prandaj do duhet ta bëjë vetë.

Por lideri i Lëvizjes Opozitare në Serbi, Dveri, Bosko Obranovic, ka qenë më I ashpër duke thënë se hidhte poshtë të gjitha vendimet e Gjykatës ë Hagës, dhe se ai ndaj Mlladic ishte i jashtëligjshëm pasi Mlladic për të, ishte një hero.

Obranoviq theksoi se gjykata e Hagës ka arritur pikën më të lartë të të qënurit kundër Serbisë me këtë vendim.

Edhe lideri i Partisë Radikale Serbe Vojislav Sheshel, i cili gjithashtu po gjykohet nga Gjykata e Hagës për krime lufte, tha se dënimi i Ratko Mladiqit me burg të përjetshëm është politik dhe I drejtuar kundër popullit serb që mori pjesë në luftë, pak edhe kundër Serbisë, e më së shumti kundër Republika Sërpskas.

Politologu serb Dragomir Angjelkovic u shpreh se qëllimi I gjykatës së Hagës nuk është drejtësia dhe paqa në rajon, por që popullit serb t’i atribuohet faji kolektiv për krimet gjatë luftës./abcnews.al