Serbia reagon ndaj mbledhjes së përbashkët mes qeverive në Pejë

schedule14:02 - 26 Nëntor, 2018

schedule 14:02 - 26 Nëntor, 2018

Ministri i jashtëm serb Daçiç deklaroi se disa vende krijuan përbindëshin politik në Prishtinë. Sipas tij, nuk mund të ketë bashkëpunim rajonal me taksa 100%. Daçiç paralajmëroi se Beogradi nuk do të ndalet para këtij vendimi të qeverisë së Kosovës.

Për Serbinë më asgjë nuk ka kuptim. Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, e ka quajtur Kosovën monstrum politik të Perëndimit që ka humbur çdo kuptim dhe vendimet e saj si të vetmet në botë. Reagimi i Daçiç erdhi pas postimit të një fotoje dhe deklarimeve të kryeministrit, Edi Rama, gjatë takimit të dy qeverive në Pejë.

Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm i Serbisë: “Ata sot flasin për fshirje kufijsh në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, doganave dhe policisë. Nëse Evropa nuk e sheh se për çfarë bëhet fjalë dhe sa dyfytyrësi është kjo. Çfarë bashkëpunimi rajonal mund të ketë me taksa 100 për qind”.

Daçiç ka thënë së bashkëpunimi rajonal është shkatërruar dhe ka ironizuar që do të duhej të mbahej një konferencë për rivitalizimin e këtij bashkëpunimi.

“Rama do të mbaj leksione dikujt për bashkëpunim rajonal? Nxjerrin foto bashkë me ministrin me mbishkrime 100 për qind. Nëse e kanë keqpërdorur le të distancohet. Çarë mendojnë ata se ne do të ndalemi të mbrojmë interesat tona sepse kemi frikë nga Haradinaj? Dikush duhet ta zgjojë nga hipnoza”.

Serbia ka nisur të ndihmojë serbët në Kosovë pas taksës ndaj mallrave serbe. Premtimet janë për ndihma të mëdha, por i pari ka arritur në veri, shtypi serb./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!