Serbia ndërpret dialogun me Kosovën deri në gjetjen e autorit të Ivanoviç

schedule11:36 - 17 Janar, 2018

schedule 11:36 - 17 Janar, 2018

Nuk do të ketë më asnjë raund bisedimesh mes Kosovës dhe Serbsië deri sa të jetë gjetur autori i vrasjes së Oliver Ivanoviç. Deklarata është bërë nga drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Beograd, Marko Gjuric.

Serbia nuk do të vazhdojë më dialogun me Kosovën deri sa të jetë gjetur vrasësi i Oliver Ivanoviç. Deklarata është bërë nga Marko Gjuriç, drejtor i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe. Delegacioni serb mdërpreu bisedimet të martën në Bruksel menjëherë pas lajmit për vrasjen e politikanit serb.

Gjuriç tha se Prishtina tashmë duhet të tregojë se sa e pavarur është duke vënë para drejtësisë autorin e vrasjes. Ai thesoi se Beogradi është i përkushtuar për vazhdimin e dialogut, dhe se po punon për sigurinë dhe mbijetesën e serbëve në Kosovë. Një gjë që sipas tij Kosova nuk po e dëshmon.

Gjuric ka cituar dhe njëherë deklaratat e kryetarit të parlamentit të Kosovës Veseli, i cili premtois e shqiptarët do të shkojnë deri në Nish nëse Serbia futtet në territorin e Kosovës. Gjuric akuzoi komunitetin ndërkombëtar se po toleron cdo veprim të Prishitnës, duke qëndruar në heshtje.

Të martën presidenti serb Aleksandër Vucic e cilësoi vrasjen e Ivanovic si një akt terrorist i cili do të hetohej si i tillë. Drejtori i zyrës së prokurorisë në Mitrovicë, Syla u shpreh një ditë më parë se dy prokurorë po hetojnë për vasjen, një serb dhe një shqiptar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!