Serbia mes Rusisë dhe perëndimit, analistët në “Log.”: Vuçiç ka flirtuar me të dy krahët

schedule22:31 - 21 Shkurt, 2022

schedule 22:31 - 21 Shkurt, 2022

Analisti Mentor Nazarko duke folur në “Log.” në ABC u ndal te roli i Serbisë dhe pozicionimi i saj në raport me Rusinë dhe perëndimin. Nazarko tha se Serbia në momente të caktuara i ka dhënë kredite raportit të saj me Perëndimin. Një prej këtyre rasteve theksoi ai ka qenë gjatë marrëveshjes së Uashingtonit.

“Faktori kohë ka qenë përcaktues. Serbia në momente të caktuara i ka dhënë kredite marrëdhënieve me Perëndimin. Momenti kur ka qenë në afër perëndimit ka qenë gjatë marrëveshjes së Uashingtonit.

Sot për sot fakti që Serbia e ka thënë publikisht që është n ë favor të integritetit territorial të Ukrainës. Dodik është përmbledhur. Ajo që ka ndodhur ditët e fundit nuk ka qenë lëvizje e separatistëve serbo boshnjakë por e atyre kroatë. Nga viti 2019 Serbia ka nisur riorientinim nga Rusia me blerje armatimesh. Këtu ka hapësirë perëndimi që tentojë ta mbajë Serbinë në hapësirën e ndikimit të saj”, tha Nazarko.

Ndërsa Enver Bytyçi shtoi se ka një mundësi që marrëdhëniet e Vuçiç të mos jenë më të mirat e mundshme me Rusinë, pasi ky i fundit ka treguar një lloj flirtimi me perëndimin.

“Ka një mundësi që marrëdhëniet e Vuçiç të mos jenë marrëdhëniet më të mira të mundshme me Rusinë. Ai ka treguar një lloj flirtimi me Perëndimin. Të gjitha këto lëvizje që ka bërë ai mendoj se nuk i pëlqejnë Rusisë. Sidomos në këtë situatë konflikti. Kjo është e qartë. Vuçiç ka flirtuar me të dy krahët”, deklaroi ai.

Ndërkohë për gazetarin Agim Baçi, diplomacia në Kosovë dhe Shqipëria ka dështuar për njohjen e Kosovës.

“Diplomacia Kosovë Shqipëri ka dështuar në njohjen e Kosovës. Që kur u shpall pavarësia e Kosovës, ajo duhet të kishte muzeun e krimeve serbe që askush të mos guxonte të kërkonte  llogari. Që sa herë ne t’i harrojmë këto krime të kemi një dëshmi. Ne vazhdojmë me Vuçiç të jemi më shumë miq”, tha Baçi. /abcnews.al