Serbia kundër Kosovës në NATO/ Bozheku: Presion në mënyrë konstante, kanë përballë vendet që e përkrahin 

schedule21:30 - 8 Korrik, 2024

schedule 21:30 - 8 Korrik, 2024

Delegacioni i Parlamentit të Serbisë, përmes një letre, i ka kërkuar Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Sofje, që të mos i japë Kuvendit të Kosovës statusin e anëtarit të asociuar.

Lidhur me këtë kërkesë është diskutuar në emisionin “360 Gradë”, mes dy eksperteve për marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku dhe Enika Abazi dhe kapitenit Dritan Goxhaj.

Bozheku: “Mos të harrojmë që Kosova u çlirua falë NATO-s, pavarësisht se UÇK-ja ishte një armë shumë e domosdoshme në terren, por kolpon definitive Serbisë ia dha NATO. Kuptohet që kjo ndarje, duke u ndarë dy botë u krijua një mikrokozmos e një lufte “të ftohtë” brenda gjirit të rajonit, ku Serbia e kapitulluar nga NATO ka armikun përballë, jo Kosovën në vetvete, por ata që janë përkrahë Kosovës. Kuptohet që për ta, NATO ngelet armiku absolut dhe duke qene armiku absolut, lobon dhe me ata që në rajon janë “armiqtë” e Shqiptarisë në mënyrë që Kosova mos të ngrejë kokë. Edhe ky është një presion që ajo bën në mënyrë konstate dhe ura lidhëse që ne kemi atje”.

Abazi: Është e vërtetë që ndërhyrja e NATO-s u justifikua me të drejtën humanitare dhe kjo frymëzohej nga fakti që më parë kemi pasur një genocid në Bosnje dhe bota kishte vepruar me shumë vonesë dhe kjo kishte ndikuar në ndërgjegjen humane të njerëzve dhe tani perëndimi nuk mund të lejonte që të përsëritej një situatë të tillë. Duhet thënë që edhe Rusia ishte dakord me një intervecion të tillë, pasi ajo iu bashkua trupave të NATO-s në një mënyrë apo në një tjetër, si incidenti në aeroport ku trupat ruse avancuan më shumë se trupat e NATO-s. Më vonë u bë një diskutim për ndarjen e territoreve të cilat mbulonin pjesë të ndryshme të Kosovës. Edhe kjo ‘mbështetje’ e Rusisë ka vazhduar në një kohë të gjatë, derisa ata morën vendimin që të tërhiqeshin.

Goxhaj: “Rusia nuk e ka pritur në asnjë moment kapitullimin e menjëhershëm të Serbisë dhe këtë e tregon fakti që forcat ruse nuk ishte përgatitur për të sjellë forca nga Rusia. Në atë kohë, ka pasur një kërkesë që forcat ruse të mos pengoheshin nga ana e ushtrisë çlirimtare, por t’i lejonin. Ne mund t’i ndalonim ata se 250 forca ishin, nuk kishte ndonjë gjë për t’u ndaluar dhe kur erdhën në aeroportin e Prishtinës, të nesërmen në mëngjes u përballën me forcat angleze”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!