Serbia gati të heqë gjendjen e jashtëzakonshme më 6 maj

schedule15:20 - 4 Maj, 2020

schedule 15:20 - 4 Maj, 2020

Qeveria e Serbisë pritet me 6 maj të shfuqizojë gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të krizës së koronavirusit.

Presidenti Aleksandar Vuçiç është shprehur nëse parlamenti e miraton nga e enjtja nu kdo të ketë më shtetrrethim.

“Ne do t’i propozojmë Parlamentit që të shfuqizojë gjendjen e jashtëzakonshme në Ditën e Shën Gjergjit, 6 maj. Nëse vendimi publikohet menjëherë në Gazetën Zyrtare, nuk do të kemi një shtetrrethimi që nga e enjtja,” tha Vuçiç

Qendrat tregtare do të hapen në 8 maj dhe kopshtet do të rifillojnë punën në 11 maj.

Deri më tani në Serbi kanë humbur jetën 192 viktima dhe 9 mijë e 464 të infektuar me COVID-19./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!