Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Serbia e shqetësuar/ Turqia merr komandën e KFOR në Kosovë. Beogradi: Kemi informacion se Kosova nuk i bleu vetë dronët Bayraktar

schedule18:09 - 18 Korrik, 2023

schedule 18:09 - 18 Korrik, 2023

Serbia është e shqetësuar nga ideja që Turqia mund të marrë drejtimin e Misionit Paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. Kjo ishte ajo çfarë deklaroi Sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes në Serbi, Nemanja Staroviç në një intervistë televizive ndërsa akuzoi Ankaranë zyrtare se po i dhuron armatime Kosovës në kundërshtim me rezolutën 12 44 të Kombeve të Bashkuara.

“Ne po përdorim të gjitha kanalet në dispozicion për të paralajmëruar Turqinë se kjo është e papranueshme për ne dhe ajo që është veçanërisht shqetësuese është fakti se Turqia do të marrë komandën e KFOR-it brenda pak muajsh në vjeshtë të këtij viti.  Kjo do të jetë hera e pare që Turqia do të jetë në krye të KFOR dhe për ne është e rëndësishme që të kemi një bashkëpunim të mire”, th Nemanja Staroviç.

Nemanja Staroviç deklaroi se Inteligjenca Serbe ka burime që besojnë nuk është e mundur që Kosova të ketë blerë vetë dronët Bajraktarë TB-2 pasi nuk ka buxhet ndërsa tha edhe se mbi këtë veprim kanë i kanë dorëzuar ambasadorit të Turqisë në Beograt një note proteste.



Sekretari i Ministrisë së Brendshme Serbe ka deklaruar se nuk bëhet fjalë vetëm për dronët Bajraktar por edhe për municione të tjera ndërsa shtoi se forcat Turke po trajnojnë Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Nemanja Staroviç konfirmoi në intervistën e tij për radio televizionin e Serbisë se Presideni i vendit Aleksandër Vuçiç do të takohet me Sekretarin  e Përgjithshëm të Nato-s Jens Stoltenberf për të diskutuar më tej mbi këto shqetësime./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!