Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme? Bytyçi: Vuçiç kërkon zvarritjen e marrëveshjeve me Kosovën

schedule16:48 - 15 Maj, 2023

schedule 16:48 - 15 Maj, 2023

Për pedagogun Seb Bytyçi, nëse presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç merr vendim për zgjedhje të parakohshme, kjo nuk do të ndryshonte asgjë në skenën politike serbe, pasi është e dominuar prej tij.

Në emisionin “Ballkan Update” në ABC News, Bytyçi u shpreh se vendimi i Vuçiçit lidhet me dialogun me Kosovën dhe zvarritjen e implementimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër.

Ndër të tjera, Bytyçi nënvizoi se nëse nuk ka presion të fortë nga shtetet perëndimore për të mos shkuar në zgjedhje, për të evituar zvarritjen, Vuçiç do të shpallë një datë për zgjedhjet

“Edhe nëse shkohet në zgjedhje, nuk do të kishte ndonjë ndryshim domethënës. Presidenti Vuçiç dhe partia e tij SNS ka një dominim mjaft të fortë të fortë të skenës politike në Serbi dhe nuk parahsihet ndonjë ndryshim. Konsiderata për të marrë vendimin për të shkuar në zgjedhje, kryesisht mund të ketë të bëjë me dialogun me Kosovën dhe çështjn e njohjes de facto të Kosovës, pra, implementimin e marrëveshjes e arritur në Bruksel dhe Ohër.

Nëse do të merrej ai vendim, do të merej për ta zvarritur implementimin e asaj marrëveshjeje, që është në përputhje me sjelljen e Serbisë në të kaluarën, ku ka pasur një qasje zvarritëse ndaj dialogun me Kosovën. Nëse nuk ka presion të fortë nga shtetet perëndimore për të mos shkuar në zgjedhje, për të evituar zvarritjen, besoj se ai do të shpallë një datë për zgjedhjet”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!