Serbi, Vuçiç shpërthen ndaj opozitës: Po tenton skenarin Maqedonas

schedule14:00 - 17 Mars, 2019

schedule 14:00 - 17 Mars, 2019

Beogradi është përfshirë ditën e diel nga protestat e opozitës, mbështetësit e të cilës kanë rrethuar Presidencën. Ajo çfarë i ka nxitur të dalin në rrugë është bërë një konferencë për shtyp e presidentit Aleksandar Vuçiç, që ka deklaruar se nuk do të dialogojë me opozitën, të cilën e ka akuzuar për destabilizim të vendit.

Presidenti serb, Alleksandar Vuçiç, kishte ftuar një konferencë të jashtëzakonshme për të reaguar pas protestave. Kjo irritoi edhe më shumë protestuesit që njëkohësisht paralajmëruan protesta. Doli I qetë dhe tha se nuk ka frikë nga askush, por e di që duan ta rrënojnë pasi nuk ia falin progresin e Serbisë. Liderët e opozitës i quajti mashtrues dhe tha se me ta nuk ka cfarë të bisedojë pasi ata duan skenar maqedonas.

Alleksandar Vuçiç, president i Serbisë:“Kemi çuar në botë një pamje nga Serbia që nuk duam dhe kjo jo për fajin tonë. Të gjitha këto protesta as që janë paraqitur në polici, por ne i kemi toleruar deri në momentin kur nuk ka patur dhunë dhe këtu, ju them të gjithëve, është kufiri ynë”.

U bë e ditur se protestuesit kaluan pengesat e policisë dhe rrethuan presidencën. Gazetarët ngelën brenda për një kohë. Protestuesit në shesh tashmë kishin dëgjuar porositë e Vuçiç. Përgjigja e tyre ishte dorëheqje e menjëhershme dhe zgjedhje të lira.

“Për herë të parë para tyre dolën për të folur liderët e opozitës të cilët i thanë presidentit se as ata nuk ia kanë frikën”.

Vuk Jeremiç, Partia Popullore e Serbisë:“Nuk na ka besuar se do të vijmë këtu dhe kur i kanë thënë bëje konferencën në një vend tjetër nuk ka besuar se do të ngrihet populli kundër tij. Por ka gabuar”.

Organizatorët e protestave kanë bërë thirrje gjithë popullore për të dalë në rrugë pasi tani është koha për ndryshime./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!