Serbi, kritika për lirinë e medias

schedule14:49 - 17 Dhjetor, 2017

schedule 14:49 - 17 Dhjetor, 2017

Serbia po përballet me kritika për lirinë e medias. Ndërsa disa muaj më parë ka nisur mnjë fushatë për të luftuar censurën.

Liria e mediave. Një diskutim i përhershëm në Serbi. Këtë fondacion e drejton Illir Gashi. Ilir quhet serbisht Iliri. Emrin e ka nga i ati, familja e të cilit kishte ardhur në Beograd në vitet e ’50 nga Kosova.
Serbia po perballet me kritika për lirinë e medias. Një fushatë kundër censurës ka filluar muaj më parë. Fondacioni Sllavko Curuvija i është bashkuar fushatës.

Illir Gashi, drejtor i fondacionit “Sllavko Curuvija”: “Eksperienca ime e jetës në Serbi në vitet ‘80 dhe ‘90, por edhe për shumë të tjerë ka qenë një eksperiencë diskriminimi. Këtë eksperiencë e kanë këtu shumica e shqiptarëve nga kjo periudhë. Për mua ka qenë e rëndësishme të merrem me këtë punë pasi kam patur ndjesi për liri dhe andaj në gazetari merrem me një nga problemet kryesore jo vetëm në Serbi – lirinë e medias”.

Fondacioni mban emrin e gazetarit serb i cili u vra në një atentat gjatë luftës së Kosovës para shtëpisë së tij. i njohur si gazetar kundër regjimit.
Gashi thotë se shqiptarët dhe serbët nuk janë shumë të ndryshëm. Por, politika i ndan.

“Lidhjet dhe mundësitë ekzistojnë gjithandej. Im atë është shqiptar, kurse nëna ime serbe dhe unë personalisht ndjehem si dëshmi e fortë fizike të mirëkuptimit dhe dashurisë ndër etnike dhe andaj mendoj se nuk nevojitet shumë”.

Gashi beson se një komunikim i thjeshtë ua sqaron qytetarëve se janë të rrëmbyer nga qeveritë./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!