Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Serbi dhuroi 100 mijë euro, Naçi: Nuk i pranova për gjakun e shqiptarëve në Kosovë

schedule06:53 - 28 Dhjetor, 2019

schedule 06:53 - 28 Dhjetor, 2019

Elvis Naçi ka bërë një rrëfim në minutat e para të emisionit të sotëm “Shqiptarët për shqiptarët”.

Ai tha se ka refuzuar dy donacione nga shtetas serb. Bëhet fjalë për një donacion para tërmetit për fondacionin “Firdeus” në shumën e 100 mijë eurove dhe një tjetër pas tërmetit, sërish nga një shtetas serb në shumë 5 mijë euro.

“Kam refuzuar 100 mijë euro për fondacionin Firdeus para térmétit të 26 nëntorit nga një shtetas serb.

Pas tërmëtit më erdhi një donacion 5 mijë euro po nga një shtetas serb.

Unë nuk paragjykoj asnjë por sa herë kujtoj gjakun e vëllezërve në Kosovë nuk mund ta bëj.

Nuk do pranoj asnjëherë asnjë fond nga shtetas serbë”, tha Elvis Naçi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!