Serbët në Mitrovicë të Veriut protestojnë kundër ndalimit të dinarit

schedule12:22 - 12 Shkurt, 2024

schedule 12:22 - 12 Shkurt, 2024

Në Mitrovicë të Veriut, serbët po protestojnë kundër vendimit të autoriteteve të Kosovës që vetëm euroja të jetë valuta për pagesa, duke përjashtuar dinarin serb.

Protesta po mbahet pranë urës kryesore mbi lumin Ibër. Protestuesit janë nga të gjitha komunat ku jetojnë komuniteti serb, shkruan REL.

Tek ura mbi Ibër janë të pranishëm pjesëtarë të policisë së Kosovës dhe pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR. Në protestë janë të pranishëm edhe përfaqësues të Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Që nga 1 shkurti, në Kosovë ka hyrë në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila përjashton dinarin serb, për kryerjen e pagesave.

Ndërkombëtarët i kanë kërkuar Kosovës që të shtyjë zbatimin e rregullores, duke thënë se duhet më shumë kohë për adaptimin e komunitetit serb me vendimin. Qeveria e Kosovës ka thënë se përgjatë shkurtit do të ketë një fazë tranzitore për këtë vendim dhe serbët do të informohen më mirë për të.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!