“Serbët kishin zaptuar lokalet”, Mihrije Braha dhe Naim Abazi rrëfejnë të pathënat e dasmës së tyre

schedule19:55 - 25 Maj, 2021

schedule 19:55 - 25 Maj, 2021

Çifti shumë i dashur nga publiku, Mihrije Braha dhe Naim Abazi kanë folur për 29 vitet e martesës së tyre.

Pasditen e sotme, ata kanë treguar se cili është çelësi i suksesit të lidhjes së tyre prej 3 dekadash.

Ndër të tjera, të pyetur nga moderatorja Rudina Magjistari, çifti kanë rrëfyer disa momente të patreguara më herët nga dasma e tyre.

Naim Abazi: I vetmi siklet ka qenë lokali ku e kemi organizuar sepse ishte një periudhë kur serbët i kishin zabtuar të gjitha lokalet e bukura dhe e bëmë në një klub futbolli Flamurtari dhe çdo gjë e zbukuruam me mundësitë tona, por numri i dasmorëve ishte shumë i madh dhe kur vallëzohej kishte shumë dendësi brenda dhe ishte një lloj sikleti.

Një siklet tjetër ishte si po funksionon grupi muzikor sepse ne kryesonim grupin, pastaj ne kishim bërë të gjitha përgatitjet që dasma të ishte tradicionale, por me shumë elemente që i kishim marrë nga Europa dhe Amerika dhe e kishim përgatitur se si do futeshin vajzat dhe djemtë e rinj me trëndafila etj, gjëra që bëheshin për herë të parë në Prishtinë dhe ishte gjithmonë ai shqetësimi a do të bëhet ashtu siç i kishim përgatitur neve. Në anën tjetër që ndodhte ndoshta për herë të parë në dasmë.

Mihrije Braha: Po kënduam disa këngë bashkë. Thanë kemi qejf të dëgjojmë nusen dhe dhëndrin duke kunguar. Unë u hutova, ishte dhe momenti që nusja duhet të mbante dhe pak atë qëndrimin edhe s’kisha dëgjuar asnjëherë dhe dëgjova si nuse e dëgjueshme dhe këndova me Naimin. Ka qenë ndër pikat shumë interesante dhe shumë të dashura gjatë gjithë ceremonisë sonë. Kur kemi parë videon na pëlqente shumë vetja dhe ishte kujtim shumë i bukur.

Naim Abazi: Ishte një tabu sepse nuk e dinim nëse kishte kënduar ndonjëherë një çift në dasmën e tyre. /abcnews.al