Ish futbollisti Febron Ziu e cilësoi madhështore fitoren e Shqipërisë ndaj Serbisë në Leskovac.
Për ABC News, Ziu u shpreh se ekipi ishte i kompletuar dhe tregoi pjekuri.
“Kjo tregon pjekurinë e ekipit. Në shumë pjesë ishte e kompletuar. Nuk hasën vështirësi gjatë gjithë lojës. E menaxhuam shumë mirë. Një fitore totalisht e merituar, ishim superiorë. shtë një punë e akumuluar në muaj, po merr frytet në fushën e blertë. Ekipi është në ngritje, lojtarët luajnë në ekipe të rëndësishme. Shpresojmë që të vazhdojnë kështu në dy ndeshjet e mbetura.”, theksoi ai./abcnews.al



