Separatistët në Katalonjë: Puigdemont do të zgjidhet sërish President

schedule10:53 - 10 Janar, 2018

schedule 10:53 - 10 Janar, 2018

Separatistët katalanas kanë vendosur të rizgjedhin sërish Puigdemont si presidentin e tyre rajonal në 17 janar, kur të mblidhet për herë të parë parlamenti i ri katalanas. Puigdemont do të lidhet me anë të skype në seancën e parë për të prezantuar kandidaturën e tij për presidencën katalanase. Ish lideri aktualisht në Belgjikë, pasi pezullua nga posti i presidentit me akuzën e organizimit të një referendumi të paligjshëm, rrezikon të arrestohet nëse rikthehet në vend./abcnews.al