“Sensualiteti i tij reflekton mbi mua”, Heidi Lushtaku lë pa fjalë ndjekësit me pozat e fundit

schedule12:26 - 4 Gusht, 2020

schedule 12:26 - 4 Gusht, 2020

Heidi Lushtaku është një ndër personazhet më të komentuar të showbizzit shqiptar. Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, ku shpesh ndan me ndjekësit e saj foto mjaft provokative. Së fundmi, modelja e cila jeton dhe vepron prej vitesh në Zvicër, ka tërhequr vëmendjen me një set fotografik që ka realizuar.

Ajo ka pozuar e veshur me një bodysuit ngjyrë të bardhë, ku si gjithmonë duket tepër tërheqëse. Por, ajo që ka rënë në sy është dhe mbishkrimi që Heidi ka lënë krahas fotos: “Sensualiteti i tij reflekton mbi mua”, shkruan ajo.

 

View this post on Instagram

 

Sensualiteti i ti reflekton mbi mua…

A post shared by Heidi Lushtaku (@heidilushtaku_) on

Kujtojmë që Heidi ka qenë të fokus të mediave pas ndarjes nga boksieri Robin Krasniqi. Para disa muajsh, modelja konfirmoi zërat se i ka dhënë fund marrëdhënies disa vjeçare me boksierin, duke thënë se i kanë ndarë rrugët mes tyre në mënyrë paqësore.

Modelja gjithashtu u komentua dhe për një foto që bëri xhiron e rrjetit, ku shfaqej nën shoqërinë e aktorit me famë botërore, Sylvester Stallone. Por në një intervistë televizive, modelja hodhi poshtë thashethemet që qarkulluan në media se mund të kishte diçka mes tyre përpos marrëdhënies së punës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!