Sensorë dhe komponentë spiunazhi, gjenden mbetje të tjera të balonës “spiune” të rrëzuar në SHBA

schedule07:30 - 14 Shkurt, 2023

schedule 07:30 - 14 Shkurt, 2023

Sensorët e balonës së rrëzuar kineze, e dyshuar si spiune, janë gjetur në Oqeanin Atlantik thotë ushtria amerikane. Ekipi i kërkimit gjetën disa mbetje nga vendi, duke përfshirë të gjithë “sensorin prioritar dhe pjesët elektronike të vendosura”, tha Komanda Veriore e SHBA.

FBI po shqyrton sendet, që besohet se janë përdorur për të spiunuar në vende të ndjeshme ushtarake. Zyrtarët thanë se balona erdhi nga Kina dhe po përdorej për spiunazh por Pekini këmbëngul se ishte thjesht për monitorimin e motit që kishte hyrë gabimisht në territorin amerikan.

Që nga incidenti i parë, avionët luftarakë amerikanë kanë rrëzuar tre objekte të tjera – mbi Alaskë, territorin Yukon të Kanadasë dhe liqenin Huron në kufirin SHBA-Kanada. Balona e rrëzuar mbi Karolinën e Jugut u përshkrua nga zyrtarët sa madhësia e tre autobusëve.

Objekti i dytë, mbi Alaskë, u përshkrua nga zyrtarët si madhësia e një “makine të vogël”. Objekti i tretë, mbi Yukon, ishte “cilindrik”. Dhe e katërta, mbi Michigan, thuhej se ishte “tetëkëndore” me fije të bashkangjitura./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!