Sensibilizimi me personelin mjekësor, klubi skocez bën gjestin e madh

schedule11:58 - 23 Prill, 2020

schedule 11:58 - 23 Prill, 2020

Lufta me Coronavirusin vazhdon kudo në botë, ndërkohë që virusi vdekjeprurës vazhdon ende të përhapet me shpejtësi. Të gjitha aktivitet sportive janë të pezulluara dhe ende nuk dihet se kur ata do të rifillojnë.

Këtë periudhë kemi parë gjeste shumë të bukura nga klube apo sportistë të ndryshëm, të cilët janë senzibilizuar me mjekët që janë në vijën e parë të zjarrit me armikun e padukshëm. Klubi i fundit i cili bëhet pjesë e kësaj fushate është Hibernian FC.

Klubi skocez që militon në Premier Leaguen skoceze, ka vendosur të bëjë një gjest shumë të bukur. Ata kanë zbuluar fanelën e sezonit të ardhshëm dhe në vendin ku duhet të ishte sponsori kanë vendosur mbishkrimin “Thank You NHS”. Një falenderim për të gjithë personelin mjekësor dhe një veprim për t’u duartrokitur ky i klubit skocez. /abcnews.al