Senida Mesi: Kemi projekt për xhaminë e Plumbit në Shkodër

schedule16:11 - 16 Shkurt, 2018

schedule 16:11 - 16 Shkurt, 2018

Qeveria e Turqisë pritet që të financojë një projekt për restaurimin e xhamisë së Plumbit në Shkodër, si një objekt kulti i një rëndësie të veçantë dhe ta mbrojë atë nga përmbytjet.

Zëvendëskryeministrja Senida Mesi dhe Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yoruk, panë nga afër xhaminë e Plumbit.

Mesi tha se kemi një projekt për ta shpëtuar këtë xhami, kurse ambasadori turk në vendin tonë tha me Shqipërinë, kemi shumë vepra të përbashkëta historike dhe kulturore dhe detyra jonë është që trashëgiminë e përbashkët kulturore ta ruajmë dhe t’ia transmetojmë sa më mirë brezave të ardhshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!