Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Senatori Italian Roberto Rampi: Godina e Teatrit Kombëtar të rinovohet, jo të shembet

schedule16:02 - 28 Tetor, 2019

schedule 16:02 - 28 Tetor, 2019

Nga ambientet e Teatrit Kombëtar, senatori italian Roberto Rampi u shpreh kundër shembjes së kësaj godine, e cila sipas tij, ka vlera të cmuara. Rampi thote se ky teater duhet rinovuar dhe jo shembur.

Roberto Rampi Senatori Italian i PD nga Lombardia zhvilloi një takim me përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Rampi mbështet kauzën e artistëve. Ai shprehet kundër shembjes se Teatrit Kombëtar.

“Mendoj se godina e Teatrit Kombëtar Shqiptar është me rëndësi kulturore, artistike dhe arkitekturore. Do të ishte e drejtë që të restaurohet, të rinovohet në shenjë respekti të trashëgimisë kulturore”.

Senatori tha se i ka kërkuar qeverisë italiane të kontribuojë për Teatrin Kombëtar shqiptar si  arkitekturë e veçantë e stilit Italian.

“Unë kam një dashuri të madhe për Shqipërinë. Dua që Shqipëria të jetë sa më parë anëtare e Bashkimit Europin. Kam respekt për arritjet në politikën shqiptare, por duhet të mendojmë sëbashku për këtë godinë. I kam kërkuar edhe qeverisë italiane dhe veçanërisht Ministrisë së Kulturës italiane të kontribuojë për Teatrin Kombëtar Shqiptar. Mendoj se duhet një projekt i ri, ndryshe të rinovojë Teatrin, por jo ta shembim”.

Ndërkohë që prej 17 muajsh Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar vazhdon protestën.

Duke e cilësuar Teatrin Kombëtar si një trashëgimi kulturore të paçmuar që ka qenë dëshmitare e historisë së lindjes së Shqipërisë si komb si dhe e krijimtarisë, aftësisë mbijetuese dhe shpirtit të popullit shqiptar . /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!