Senati amerikan miraton ndihmën prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën

schedule04:43 - 20 Maj, 2022

schedule 04:43 - 20 Maj, 2022

Senati i SHBA-së ka miratuar afro 40 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, paketa më e madhe e ndihmës që nga pushtimi i Rusisë.

Paketa përfshin ndihmën ushtarake, ekonomike dhe humanitare dhe u votua me 86 vota pro dhe 11 kundër.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin kishin paralajmëruar më parë se fondet e autorizuara për dërgimin e armëve në Ukrainë do të mbaronin sot dhe projektligji ishte vonuar në Senat.

Paketa përfshin:

  • 6 miliardë dollarë për ndihmën e sigurisë, duke përfshirë trajnimin, pajisjet, armët dhe mbështetjen
  • 8.7 miliardë dollarë për të rimbushur stoqet e pajisjeve amerikane të dërguara në Ukrainë
  • 3.9 miliardë dollarë për operacionet e Komandës Evropiane
  • 9 miliardë dollarë për një fond mbështetje ekonomike për Ukrainën.
  • 5 miliardë dollarë për të trajtuar pasigurinë ushqimore globale

Paketa do t’i kalojë Presidentit Biden për t’u nënshkruar./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!