Sëmuret kryeministrja e Italisë, si paraqitet gjendja shëndetësore e saj

schedule14:36 - 17 Shkurt, 2023

schedule 14:36 - 17 Shkurt, 2023

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni nuk do të udhëtojë për në Mynih, ku po mbahet Konferenca e Sigurisë, për shkak të gripit.

U njoftua zyrtarisht nga presidenca italiane dhe shtypi në Romë kujton se është hera e tretë, në dy muajt e fundit, që kryeministrja e vendit detyrohet të anulojë pjesëmarrjen në takimet evropiane dhe vizitat në Itali për arsye shëndetësore.

Hera e parë ishte më 9 dhjetor, kur ajo anuloi një udhëtim në Alicante të Spanjës, ku duhej të merrte pjesë në takimin Euromed. Më 21 dhjetor, Meloni nuk mori pjesë në një emision televiziv Rai për shkak të sëmundjes, ndërsa në14 shkurti më në fund, për shkak të një infeksioni të ri, vendosi të anulojë të gjitha takimet dhe udhëtimet publike deri në fund të kësaj jave.

Në Mynih, siç raportojnë mediat italiane, Meloni pritej të kishte takime me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Kryeministrja italiane, siç shkruajnë komentuesit, ka një vajzë të vogël dhe në këto kohë në shkollat ​​e Romës qarkullojnë shumë viruse, duke nisur nga gripi sezonal, edhe pse rastet e koronavirusit tregojnë një rënie graduale./abcnews.al