Rritja e temperaturave tregojnë mjekët përkeqëson gjendjen shëndetësore tek personat që vuajnë nga problemet kardiake.
Mjeku kardiolog në Spitalin Hygeia, Gert Knuti, shpjegon se si ndikon i nxehti në funksionimin e zemrës dhe çfarë shfaq tek pacientët.
“Përllogaritet afërishst që puna e zemrës gjatë temperaturave të larta dhe kushteve të lagështirës mund të dyfishohet apo katërfishohet për të realizuar shkëmbimin e nxehtësisë me ambientin e jashtëm. Kjo do të ishte normale tek subjektet që kanë shëndet të plotë, por vështirësohet tek pacientët që kanë sëmundje të fshehura apo tek ata me probleme kardiake. Në rastin konkret vihen re rritje të të rrahurave të zemrës apo çrregullime të tensionet arterial”, shpjegon ai.
Mjeku kardiolog Knuti i bën thirrje qytetarëve të kërkojnë ndihmën e specialistit pasi mjekimi që ata marrin duhet rishqyrtuar.
“Në një stinë të tillë, ku ndodhin këto fenomene natyrore ku duhet të përshtatet organizmi me rregullimet e tij hemodinamike sa i përket të rrahurave të zemrës dhe rregullimit të qarkullimit të elektroliteve, kjo gjë duhet të manifestohet edhe në terapinë që këta pacientë duhet të përshtasin sipas fenomeneve të reja. Prandaj duhet të konsultohen me mjekun”, vijon ai.
Neglizhenca e qytetarëve gjatë izolimit për shkak të koronavirusit sipas mjekut kardiolog ka çuar në përkeqësim të gjendjes shëndetësore të pacientëve me sëmundje të tjera.
“Neglizhenca e krijuar për shkak të pandemisë solli një lloj problematike në një mori sëmundjesh, gjë që çoi në përkeqësim të kushteve të tyre shëndetësore”, përfundon doktori.
Të gjithë atyre që kanë nevojë spitali Hygeia në Tiranë iu vjen në ndihmë përmes paketave të kontrollit kardiak, me kosto prej 5 mijë lekësh, të vlefshme deri në fund të muajit maj. /abcnews.al