Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Sëmundja e fëmijës, dhimbje për nënën”/ Djali iu diagnostikua me kancer, 68-vjeçari rrëfen sfidat

schedule19:10 - 4 Maj, 2025

schedule 19:10 - 4 Maj, 2025

“Çdo siklet ka një dhimbje, dhimbja më e madhe është te fëmija. Për nënën, nuk ka dhimbje më të rënd se sëmundja e fëmijës”.

Këto janë fjalët e nënë Katerina Dukës nga Lunxheria e Gjirokastrës e cila prej më shumë se 6 muajsh po lufton betejën më të madhe të jetës së saj, sëmundjen tumorale të djalit.

“Vdekjen e prisja për veten time, po një gjë të tillë jo. Erdhi si bombë”.

68-vjeçarja tregon se nëntorin që lamë pas, djali i saj 41 vjeçar u diagnostikua me tumor në laring, për të cilën iu nënshtrua edhe ndërhyrjes kirurgjikale, ndërsa tani prej disa javësh po merr rreze në shërbimin e radioterapisë në QSUT.

“Nëna ka sjell djalin. E kam operuar, edhe tani po i bëj rreze. Ishte me tumor në grykë. Në laring tumor. Operimi doli me sukses. Më 24 nëntor  e sollëm nga Gjirokastra të intubuar”.

Sëmundja e djalit, për nënë Katerinën u kthye në forcë për ti qëndruar gjithmonë pranë. Flokët e thinjura janë dëshmia e sakrificës së një nëne për të mos ia lëshuar kurrë dorën fëmijës së saj.

“E përballuam me siklet të madh, por, e përballuam. Kam edhe fëmijë të tjerë. Unë kam ardhur me intevale. Po më shumë e ka sjell djali”.

Për nënën 68 vjeçare, problemet e djalit, ia kanë larguar mendjen nga shqetësimet e moshës që ajo ka.

“Kam probleme, por i kam harruar problemet e mija. Përpara fëmijës nuk ka probleme të tjera”.  Sfida qe e madhe, Po ja njeriu bën sforca që ta përballojë, kështu e gjetëm edhe ne”.

Me sytë e rrudhur e të përlotur, nënë Katerina ka edhe një mesazh për të gjitha nënat.

“Të gjitha nënat edhe mundësi mos të kenë, bëjnë kokë nga këmbët që fëmija i tyre të shërohet”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!