Selmani: Kemi fituar ndaj çdo skuadre, ka raste kur stërvitem tre herë në ditë

schedule23:52 - 30 Korrik, 2020

schedule 23:52 - 30 Korrik, 2020

Laçi e mbylli këtë sezon në vend të tretë dhe siguroi kualifikimin në Europa League. Mbrojtësi i talentuar, Adolf Selmani foli në “Pressing” rreth objektivit të arritur, teksa u ndal edhe te puna e madhe stërvitore që bën çdo ditë për t’u rritur e përmirësuar.

Jemi të  kënaqur, i arritëm objektivat që kishte klubi. Përderisa Tirana fitoi kampionatin, atëherë ka bërë futbollin më të bukur. Të gjithë hapin probleme nëse nuk i nënvlerëson aq sa duhet. Janë skuadra të forta në Superiore, por të gjitha i kemi mundur.

Klubi tregon shumë seriozitet dhe disiplina është e fortë, është numri një. Merkato? Normal që do të përforcohet skuadra, por e di presidenti. Qendra e mbrojtjes problem? Çdo pozicion ka vështirësitë e veta.

Përditshmëria? Nuk mund të rritesh me dy orë stërvitje që bën me ekipin, flas të shkosh në nivele të larta. Bëj 2-3 herë në ditë stërvitje. Në mëngjes, pushim, rikuperim. Pastaj stërvitje me ekipin dhe nëse del koha, bëj sërish stërvitje individuale në darkë. Disiplina është numri një“, deklaron “gjiganti” 20-vjeçar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!