Selena Gomez ka qenë e hapur për betejat e saj për shëndetin mendor dhe tani po bën çdo gjë për t’ju ardhur në ndihmë atyre që përballen me të njëjtën luftë. Këngëtarja konfirmoi sipërmarrjen e re, një platformë që synon për të ndihmuar njerëzit që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.
Kompania, e quajtur WonderMind, do të lançohet për herë të parë në shkurt 2022 dhe Selena do ta drejtojë me nënën e saj, Mandy Teefey dhe Daniella Pierson.29-vjeçarja zbuloi lajmin teksa u shfaq në kopertinën e numrit të dhjetorit të Entrepreneur Magazine së bashku me partnerët e saj.
Në artikull, themeluesja e “Rare Beauty” theksoi rëndësinë e shëndetit mendor teksa detajoi vështirësitë e saj, veçanërisht kur bëhej fjalë për mediat sociale.“Është një nga ato momente ku ndihem më afër mamit, jemi mbledhur për të folur për diçka që secili prej nesh e ka përjetuar në mënyrën e vet. Ishte e mrekullueshme.
Shëndeti mendor është diçka që e ndjej shumë afër, afër zemrës sime. Është shumë e rëndësishme që të ketë vende ku njerëzit mblidhen dhe kuptojnë se nuk janë vetëm në rrugëtimin e tyre të vështirë, ” tha ajo për sipërmarrjen e re.
/abcnews.al