Selena Gomez ka zbuluar se shëndeti i saj mendor është një shqetësim me të cilin punon çdo ditë. Gjatë një interviste për revistën “Stellar”, 28 vjeçarja rrëfeu se ka gjetur disa zgjidhje për ta mbajtur veten nën kontroll. “Tani jam në një vend të mirë. Shëndeti im mendor është diçka për të cilën punoj çdo ditë”.
Ajo shtoi se shkëputjet nga mediat sociale, koha që kalon me familjen e saj janë një domosdoshmëri për t’u ndier mirë. “Është e rëndësishme për mua të jem hapësirë dhe kohë me miqtë dhe familjen time. Kur jam me ta, përpiqem të jem vërtetë e pranishme dhe thjesht ta shijoj momentin.”, thotë ajo.
“Unë mendoj se është kaq e rëndësishme të bësh pak pushim nga mediat sociale…Kjo bën një ndryshim të madh me shëndetin mendor. Thjesht do të thosha që nuk do të kisha qenë në gjendje të ecja përpara pa familjen time.
Mendoj se të kesh një lidhje me njerëzit është ajo që më mban të arsyeshme. Dhe gjithashtu më pëlqen të bëj shëtitje përreth, duke qenë në natyrë – e gjitha kjo tingëllon klishe por është shumë e vërtetë.”, tha këngëtarja. /abcnews.al