Kohët e fundit, Selena Gomez është përfolur se ka nisur një romancë të re dashurie me Aaron Dominguez. Këngëtarja dhe aktorja 28-vjeçare dhe Dominguez do të luajnë bashkë në filmin “Only Murders in the Building” dhe kanë qenë duke xhiruar në New York.
Por ky fakt nuk i ka ndaluar ndjekësit të spekulojnë se Gomez dhe Aaron mund të kenë nisur një lidhje. Por si duket mes tyre nuk ka asgjë tjetër përveçse miqësi. Këto thashetheme i ka hedhur poshtë vetë Selena gjatë një deklarate që ka bërë së fundmi.
Në një intervistë të dhënë për Los Angeles Times, Selena është shprehur: “Unë në të vërtetë jam mirënjohëse që nuk jam përfshirë me askënd tani”, duke hedhur kështu poshtë thashethemet. Selena tronditi me deklaratën e saj të pak ditëve më parë duke thënë se ka menduar tërheqjen nga muzika.
“Është e vështirë të vazhdosh të bësh muzikë kur njerëzit nuk të marrin seriozisht . Kam patur momente kur kam thënë: Ç’kuptim ka? Pse vazhdoj ta bëjë këtë? ‘Lose you to love me’ mendoj se është kënga më e mirë që kam publikuar dhe kishte ende njerëz që mendonin se nuk ishte mjaftueshëm.
Mendoj se ka shumë njerëz që e shijojnë muzikën time dhe për këtë ju jam shumë mirënjohëse, për këtë vazhdoj ende, por mendoj se herës tjetër që do të bëj një album do të jetë ndryshe. Dua ta provoj një herë tjetër përpara se të tërhiqem përgjithmonë”, është shprehur Selena. /abcnews.al