Ish partneri i Kylie Jenner dhe Selena Gomez ndezën thashethemet për një romancë pasi u panë duke vizituar të njëjtin restorant në Los Angeles. Sipas mediave të huaja, dyshja u panë duka dalë veçmas në të njëjtën kohë ndërsa fansat nisën të spekulonin nëse diçka po ndodhte mes tyre.
Sipas TMZ, Selena dhe Tyga mbërritën në “The Nice Guy” veç e veç, dhe më pas përfunduan duke u bashkuar në të njëjtën tryezë. Ndërsa situata mund të duket romantike, një burim thotë për HollywoodLife se nuk është kështu. “Kjo nuk është e vërtetë. Asgjë nuk po ndodh mes tyre”, konfirmon burimi për median.
Megjithatë, duket se ka një miqësi mes tyre. Tyga ishte i pranishëm në festën e 30-vjetorit të Selenës në një rezidencë private në Malibu në korrik. Selena vazhdoi festimet e ditëlindjes me një udhëtim luksoz në Itali me producentin e filmit Andrea Iervolino, me të cilin u përfol gjithashtu se ishte në lidhje.
/abcnews.al