Selena Gomez ka kohë që nuk poston në rrjetet sociale. Mirëpo, të hënën, më 30 tetor, këngëtarja 31-vjeçare ndau një histori në Instagram në të cilën reagoi për vendimin e saj për të shmangur postimet në mes të luftës në Izrael.
Selena ndau ndjenjat e saj për tragjeditë që po ndodhin dhe argumentoi se postimet nuk kanë fuqinë për të ndryshuar botën.
Konkretisht, ajo shkroi: “Kam bërë një pushim nga rrjetet sociale sepse më thyhet zemra kur shoh gjithë tmerrin, urrejtjen, dhunën dhe terrorin që po ndodh në botë. Njerëzit që torturohen dhe vriten ose çdo akt urrejtjeje ndaj ndonjë grupi është i tmerrshëm. Ne duhet të mbrojmë të gjithë njerëzit, veçanërisht fëmijët dhe të ndalojmë dhunën njëherë e përgjithmonë. Më vjen keq nëse fjalët e mia nuk do të mjaftojnë kurrë për të gjithë ose një hashtag. Unë thjesht nuk mund të rri duarkryq, ndërsa njerëzit e pafajshëm lëndohen. Kjo është ajo që më sëmurë. Uroj që të mund ta ndryshoja botën. Por një postim nuk bën. Me dashuri, Selena“./abcnews.al