Selena Gomez: Kam standarde për djemtë, më thonë “je e çuditshme”

schedule20:21 - 5 Shtator, 2023

schedule 20:21 - 5 Shtator, 2023

Nëse ka ndonjë mes nesh që ëndërron të ketë një lidhje me Selena Gomez, duhet ta dijë se ajo ka disa standarde specifike dhe ia del shumë mirë.

Selena ishte e ftuar në podcast “Hits 1 LA” ku foli për takimet dhe burrat. Një temë që ajo pëlqen dhe nuk e ka problem ta diskutojë, qoftë edhe në TikTok-in e saj. “Unë mendoj se kam standarde dhe mendoj se jetoj në një botë ku djemtë ngatërrojnë standardet me “je e çuditshme dhe po kërkon shumë“. Kjo është diçka që ajo e përmend në këngën e saj të re “Single Soon”.

Ajo konfirmon se pikërisht kështu ndihet për veten dhe shtjelloi më tej standardet që ka dhe dëshiron nga lidhja e saj e radhës. “Duhet të jesh i lezetshëm. Nuk e kam fjalën në kuptimin klasik që thonë të gjithë, por ji i sjellshëm. Më bëj të qesh dhe të trajtoj mirë familjen dhe miqtë e mi”. Pavarësisht kësaj, aktorja-këngëtarja 31-vjeçare nuk po nxiton të hyjë në një lidhje, por e di se do ta bëjë kur të vijë e duhura.

Mendoj se të gjithë e kalojnë atë fazë ku dëshirojnë të kenë një partner, por oh mirë, po e shijoj jetën time dhe ku jam tani. Dua të jem e lumtur dhe të vijë një burrë që do të shtojë diçka në jetën time, në vend që të jem personi i pasigurt që kam qenë dikur’./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!